‘‘Ka ikë poshtë e lartë’’, Rukiqi për aktakuzën për rezervat shtetërore: Kurti do të duhej të ishte i akuzuar

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur gjatë kësaj jave aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari, dy zyrtarëve të kësaj ministrie, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dhe ndaj afaristit Ridvan Muharremi.

Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar konferencë për media, ku anëtari i kësaj partie, Berat Rukiqi, i cili ndër tjerash, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të duhej të ishte si i akuzuar e jo dëshmitar.

banner

‘’Mungesa e plotë e llogaridhënies, kryeministri ka ikë, poshtë e naltë nuk është paraqitur si dëshmitar. Tani këtu në aktakuzë figuron si dëshmitar, do të duhej të ishte si i akuzuar sipas vlerësimit tonë, sepse ka përgjegjësi  penale dhe politike në këtë rast. Nëse e mbani mend, në komisionet parlamentare ka qenë një sagë e dështimeve të komisionit parlamentar të cilin e ka votu edhe VV, dhe pastaj e njëjta të njëjtin komision e ka pengu. Dhe tash po na del para vetes arsyeja se pse e paska sabotuar”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy