AAK nis përgatitjet për zgjedhje, miraton kriteret për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë

by Nexhat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet politike dhe përgatitjet e për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë takim u tha se jendja aktuale në vend është alarmante, pa qeveri legjitime dhe pa funksionim të duhur të institucioneve.

banner

Po ashtu është theksuar se Aleanca nuk do të lejojë që Qeveria në detyrë të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më.

Gjithashtu, u miratuan kriteret për listën e ardhshme të kandidatëe për deputetë.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve, u diskutuan dy tema kryesore:

– Zhvillimet politike në vend, dhe

– Përgatitjet për proceset e ardhshme politike, përfshirë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryesia konstatoi se gjendja aktuale në vend është alarmante, pa qeveri legjitime dhe pa funksionim të duhur të institucioneve. Kjo situatë e rëndë politike dhe institucionale kërkon veprim të menjëhershëm.

Në këto rrethana, zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që qytetarët të rikthejnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet e tyre.

Në pjesën e dytë të takimit, fillimisht u vlerësua lart suksesi i jashtëzakonshëm i Aleancës në zgjedhjet lokale, ku fituam bindshëm në pesë komunat ku kemi qeverisur. Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj dëshmuan se qeverisja e tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë model i transformimit komunal duke konfirmuar besimin e qytetarëve me fitore të merituara e qeverisje të suksesshme.

Në këtë frymë, Kryesia miratoi kriteret për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe nisjen e përgatitjeve në nivel të degëve për zgjedhjet e ardhshme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e asnjë procesi që e shkel Kushtetutën dhe e deformon rendin demokratik.

Ne kërkojmë që buxheti i ri të miratohet vetëm pas krijimit të Qeverisë së re me mandat të plotë.

• Aleanca nuk do të lejojë që Qeveria në detyrë të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më.

• Ne mbrojmë integritetin institucional dhe rendin kushtetues të Republikës.

• Vendi ka nevojë për një buxhet të qeverisë legjitime, jo të qeverisë në ikje. Kjo nuk është çështje teknike, por parimore:

S’ka buxhet pa Qeveri.

S’ka vendimmarrje pa mandat.

S’ka demokraci pa respektim të Kushtetutës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy