Muhaxheri: LDK-ja është unike, nuk ka votë për Konjufcën

by Nexhat

Kryetari i zgjedhur i komunës së Pejës nga LDK, Gazmend Muhaxheri, ka përjashtuar çdo mundësi që deputetët e këtij subjekti politik ta mbështesin formimin e Qeverisë nga Glauk Konjufca.

Në një përgjigje për RTV21 Muhaxheri ka thënë se  në mungesë të votave, Vetëvendosje ka kërkuar afat shtesë për të blerë kohë.

banner

“LDK-ja është unike në këtë drejtim. Unë po e shoh që LVV-ja i ka marrë edhe 10-15 ditë kohë për ta provuar nëse mund ta formojnë Qeverinë. Por, është dashur në fillim të shkojmë në zgjedhje dhe të kryhet kjo punë.  Kjo është përpjekje për të blerë kohë  dhe me bë drama. Dita D vjen e shohim a i kanë votat. Por, deri tash gjithë kohës kanë thënë edhe për Albin Kurtin se  i kanë 61 vota, por në fund e lëshuan bajrakun’’, tha Muhaxhiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy