Deputeti i AAK-së: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i marrë 61 vota për kryeministër

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e përballon mundësinë që Glauk Konjufca të marrë mbështetjen e 61 deputetëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

Në një intervistë për Tëvë1, Brahimaj tha se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje nacionale, pasi sipas tij Kurti nuk është i interesuar të formojë institucionet.

banner

Derisa, Brahimaj përsëriti se AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti politike.

“Ishte vlerësim i Haradinaj por edhe e kryesisë që ftesa e Konjufcës nuk ishte e sinqertë ishte vetëm sa për të provuar diçka. Kurti në asnjë anë nuk e përballon që Konjufca t’i merr 57 vota e le më 61 vota. Ne nuk shohim diçka adekuate me këtë qeveri, zgjidhja më e mirë është me shkua në zgjedhje. Kurti mashtron sepse nuk është i interesuar për të ndërtuar institucione. Aleanca të gjitha komunat i fitoj bindshëm dhe ishte vendim i kryesisë që të shkojmë në zgjedhje vetëm, nuk jemi të interesuar të bëjmë koalicion me asnjë parti”, ka deklaruar Brahimaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy