Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka folur lidhur me kërkesën e Albin Kurtit drejtuar partive opozitare që të votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër.
Sipas Zogajt, Kurtit po i duhet një “gomë rezervë” vetëm për pak kilometra politikë, ndërsa edhe më shqetësues e quan gatishmërinë e Konjufcës për ta pranuar këtë rol.
Zogaj thotë se Konjufca po “e shtrin kurrizin pa pikë dinjiteti” vetëm për t’i krijuar Kurtit narrativin e viktimës, që sipas tij do t’i shërbejë për një rikthim të mundshëm në pushtet.

