Protesta në Strasburg, Ahmeti: Lironi djemtë tanë, pafajësia u konfirmua nga miqtë tanë amerikanë e europianë në Hagë

by Nexhat

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaron se sot ndodhet “me mendje e me zemër pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg”, siç shprehet, “aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”.

Ahmeti pohon se “kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia”.

banner

“Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸 dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!”, bën thirrje ai.

Ahmeti shton se “padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy