‘Ndryshon ligji për Kuranin’, ministri suedez: Kemi sinjale për akte terroriste

by informim

Suedia pritet të mos lejojë më djegien e Kuranit. Vendimi vjen pas kërcënimeve për sulme terroriste ndaj këtij shteti.

Suedia mund të ndryshojë bazën ligjore që lejon djegien e Kuranit, pas protestave në disa vendeve të botës.

banner

Ministri i Drejtësisë së Suedisë deklaroi se qeveria e tij është e hapur për të riparë pjesën që lidhet me çështje të ndjeshme siç është respektimi i librave të shenjtë. Sipas ministrit, Gunnar Strömer autoritet kanë raportuar javën e fundit për kërcënime serioze mbi sulme terroriste. Kërcënimet vijnë edhe për shkak të lejimit të djegies së librit të shenjtë dhe këto zhvillime kanë detyruar qeverinë të rishikojnë ligjin – Advertisement – 

Në muajin qershor, një qytetar iranian me shtetësi suedeze dogji në oborrin e një xhamie një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve.

Reagimi i komunitetit mysliman në gjithë botën ishte i menjëhershëm. Në Iran, Irak, Turqi dhe vende të tjera, pati protesta masive kundër këtij akti. Në Irak, qytetarët sulmuan ambasadën suedeze duke e cilësuar djegien e Kuranit si një akt provokues dhe fyerje ndaj besimtarëve myslimanë.

Maroku thirri ambasadorin suedez dhe dorëzoi notë proteste, ndërsa në Turqi presidenti Erdogan e përdori ngjarjen si një arsye për të kundërshtuar edhe më tepër anëtarësimin e Suedisë në NATO

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy