Wesley Clark u pyet për takimin me ish presidentin Hashim Thaçi. Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë.
Ai u përgjigj me po.
“Më kujtohet që e kam parë Thaçin, e kam shikuar sepse ishte zëdhënës. Ishte i pastër, i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjerët. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha ai

