“Besim, nder e mbi të gjitha përgjegjësi – Do angazhohem që këtë detyrë ta kryej me nder”, Hamza pas zgjedhjes si kryetar i PDK-së

by Nexhat

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për zgjedhjen e tij si kryetar, duke i falënderuar të gjithë delegatët dhe strukturat.

banner

Hamza ka thënë se është besim i madh që i është dhënë, duke shtuar se është edhe përgjegjësi e madhe.

“Për mua ky është një besim i madh, është një nder i madh, por mbi gjitha është përgjegjësi. Me qenë lider i PDK-së është një përgjegjësi e madhe dhe unë jam i bindur që me gjitha kapacitet e mia, do të jem i angazhuar që këtë detyrë kaq të rëndësishme e të shenjtë ta kryej me nder, me sinqeritet. I hapur për të komunikuar me të gjithë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy