Rama zbarkon në Beograd, takon Vuçiqin për herë të parë pas kërcënimit me ngrirje raportesh

by informim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta përmbyll turin e tij Ballkanik me vizitën në Serbi. Ai ka arritur në Beograd pasditen e sotme dhe është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.

Siç raportojnë mediat serb, takimi është duke u mbajtur në “Villa Mir”, dhe pas takimit të dy liderët do t’iu drejtohen mediave.

banner

Kryeministri i Shqipërisë më herët gjatë ditës së sotme ka vizituar Sarajevën dhe Podgoricën, ndërsa dje ka qëndruar në Shkup dhe Prishtinë.

Rama po viziton rajonin si pjesë e përgatitjeve për Procesin e Berlinit, të cilin Tirana do ta kryesojë në tetor

Takimi i sotëm në Beograd është i pari që kur Rama kishte kërcënuar më ngrirje të raporteve me Serbinë për shkak të rrëmbimit të tre policëve dhe i pari që pas deklaratës së “Open Ballkan” ka përfunduar misionin e tij.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy