Haradinaj falënderon Clark’un: Populli i Kosovës e ka te ti shpresën për drejtësi dhe pafajësinë e çlirimtarëve

by Nexhat

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar rreth dëshmisë së gjeneralit të pensionuar amerikan, Wesley Clark, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Haradinaj ka thënë se, populli i Kosovës e bashkëluftëtarët e UÇK’së, e kanë të Clark’u, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët.

banner

‘’Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti.

Faleminderit, Gjeneral Clark’’, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy