Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për gjendjen në të cilën gjendet Kosova, pa institucione e në shumë pozita të rëndësishme me ushtrues detyre. Haziri ka thënë se shumë shpejt Kosova do të mbetet edhe pa buxhet.
Haziri ka thënë se Kosova po shkon përsëri drejt zgjedhjeve të reja, ku verdikti do të jepet nga qytetarët.
Sipas tij, askush s’po ndërmerr asnjë veprim në interes të Kosovës, dhe se kombëtarja e futbollit është e vetmja që po e thyen këtë izolim të vendit.
“Ata po na mbajnë me besë e shpresë në këto kohë mbylljesh në katër anët”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Kosova, pa Qeveri, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror te shtetit dhe shumë shpejt pa Buxhet!
Kosova, me vendime apo detyrime të Gjykatës Kushtetuese, prapë në zgjedhje, për herë të katërt këtë vit, por këtë herë duhet të pyeten qytetarët.
Askush e asnjë veprim për këtë Republikë, përveç se Rebublika mbi të gjitha vlen vetëm për Reprezentacionin e Kosovës në futboll. Ata po na mbajnë me besë e shpresë në këto kohë mbylljesh në katër anët. Mirë që shpëtuan “Logjikonomia”!

