Latifi: Dëshmitë e Clarkut, Rubinit e Hillit të mblidhen në një libër- referencë si bazë dokumentare mbi të vërtetën e luftës së UÇK’së

by Nexhat

Analisti Blerim Latifi ka thënë se dëshmitë e Wesley Clarku, James Rubinit dhe Christopher Hill duhet të mblidhen në një libër të vetëm.

“Dëshmitë e Wesley Clarkut, James Rubin-it dhe Christopher Hill-it duhet të mblidhen në libër të vetëm, në një libër-referencë që do të përbënte bazën dokumentare mbi të vërtetën e luftës së UÇK-së.”

banner

“Nëse duam t’i shpëtojmë njëherë e mirë propagandës së Serbisë dhe, po aq, mistifikimeve tona të brendshme, pikërisht aty gjendet e vërteta e pastër e kësaj lufte, që nisi e u krye si kryengritje popullore. Një kryengritje që nuk lindi si projekt politik i gatshëm, por si reagim moral i një populli të tërë ndaj masakrës mbi familjen Jashari në Prekaz. Dhe që pati sukses vetëm sepse ruajti atë moral të brendshëm që duhet ta ketë çdo kryengritje për liri: kauzën e drejtë, mjetet e ligjshme dhe lidhjen organike me popullin prej të cilit del.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy