Kica Xhelili – Hekuran Muratit: Aq bajat është bërë propaganda jote sa as “Logjikonomia” s’të shpëton nga bajatllëku

by Nexhat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Kjo pasi Murati ka supozuar një “rivalitet” mes Lumir Abdixhikut dhe Përparim Ramës.

banner

Kica Xhelili tha se “aq bajat është bërë propaganda jote mbi buxhetin e Prishtinës, sa as Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku”.

Postimi i Doarsa Kica Xhelilit:

Të jesh ministër nuk të bën profesional. Nuk të jep kredibilitet. Dhe sigurisht nuk të shpëton nga përgjegjësia. Këto janë dy botë krejt të ndryshme dhe Hekuran Murati është dëshmi për këtë.

Dhe, po, në parim, do të duhej të merresha me deklaratat e Hekuran Muratit, me atë mungesë të kuptimit që ai ka mbi funksionimin e shtetit, hierarkinë ligjore, institucionale, kushtetuese, e të gjitha të tjerat që vijnë me to.

Por e vërteta është kjo: prej kohësh ai nuk ka dhënë asnjë arsye që të merremi seriozisht me të.

Prishtina të përshëndet, Hekuran. Është e të gjithëve, e hapur, e drejtë. Por një gjë duhet ta dish: ky qytet mund të falë shumëçka, por nuk ha bar. Aq bajat është bërë propaganda jote mbi buxhetin e Prishtinës, sa as Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy