Rama në Beograd: Zvarritja e formimit të Asociacionit, gabim strategjik

by informim

Procesit i Berlinit edhe situatës në rajon, përfshirë zhvillimet në veri të Kosovës, kanë qenë temat për të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi rama, tha se ka biseduar me presidentin e serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Kemi fituar shprehi të shkëmbejmë hapur mendime dhe ndonjëherë të mos pajtohemi me to, por duhet të punojmë për të mirën e paqes. Ne kemi nevojë për momente të tilla për të punuar së bashku”, tha Rama, më 7 korrik, në Beograd.

banner

Këto deklarata, kryeministri Rama i bëri në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin serb Alleksandar Vuçiq.

Rama theksoi se beson që zvarritja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik

Duke folur për situatën në Kosovë, ai ka shtuar se është gjithashtu gabim të “insistohet” që kryetarët shqiptarë në veri të Kosovës të qëndrojnë në ndërtesa komunale.

Në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubina Potokut hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë, përkundër kundërshtimit të serbëve lokal që bojkotuan zgjedhjet, në veri të Kosovës u ngritën tensione.

Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore kërkojnë de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve./REL/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy