“Ti s’e din kush jom unë”, Agim Bahtiri bërtet dhe përplaset me Përparim Grudën në Kuvend

by informim peje

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, është përplasur me deputetin e PDK-së, Përparim Gruda, teksa ky i fundit po largohej nga salla, pas fjalimit për buxhetin, ku e goditi partinë e Albin Kurtit.

Bahtiri u çua në këmbë dhe dëgjohej duke bërtitur, teksa i drejtohej Grudës me pyetjen se a ka pasur koordinim me Listën Serbe, për të shkuar në këtë seancë.

banner

Bahtiri: A e ke pyet Listën Serbe?

Gruda: Ti s’e din kush jom unë.

Bahtiri: Shumë mirë e di unë. Ua ndal qytetarëve mos me marrë para, ti e din kush të ka shti.

Deputeti i PDK-së, ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026, pasi është e paligjshme dhe jokushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy