Abdixhiku: Presidentja gaboi kur e mandatoi Konjufcën, qysh në fillim është parë që s’i kanë numrat

by informim peje

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media para Kuvendit të Kosovës ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka bërë lexim të gabueshëm sa i përket asaj nëse LVV do t’i ketë 61 votat e nevojshme për ta votuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Abdixhiku ka thënë se ishte parë qysh në fillim që LVV s’i ka numrat dhe se s’ndodh askund në botë që pakica të qeverisë me shumicën.

banner

Sipas Abdixhikut, Osmani ka gabuar kur e ka mandatuar Konjufcën.

“Është lexim i gabueshëm, gabim i madh dhe kosto për Kosovën. Ishte parë që nga fillimi që s’i kanë numrat. S’ka vend në botë që pakica qeveris me shumicën. Është vetëm humbje kohe”, ka thënë Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy