Haxhiu njëjtëson PDK-në me Listën Serbe, Krasniqi: Jam djali i Jakup Krasniqit, të përndjekur gjithë jetën nga regjimi serb

by informim peje

Albulena Haxhiu, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, fotografoi deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës duke votuar kundër propozimit për Glauk Konjufcën si mandatar për qeveri, ndërsa prapa tyre voton edhe Lista Serbe kundër.

“Në harmoni të plotë”, shkroi Haxhiu për këto dy parti.

banner

Altin Krasniqi, deputet i PDK-së, ka reaguar duke thënë se Haxhiu njëjtësoi me qëllim që t’i njollosë të gjithë, ndërsa rikujtoi se është i bir i Jakup Krasniqit, zëdhënësit të UÇK-së.

“Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Perparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy