Për herë të parë në QKUK kryhen dy operacione për vendosjen e protezave të supit

by informim peje

ShSKUK ka njoftuar se në Klinikën e Ortopedisë në QKUK për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit.

“Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit. Ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike. QKUK kishte përfituar si donacion tavolinën operative për nderhyrje në krahë, nga Klinka me renome botërore Schulthess Klinik, Zvicër”.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy