Zyrtare/ Osmani e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ende s’dihet data e zgjedhjeve

by Nexhat

Presidenca e vendit, ka njoftuar tashmë zyrtarisht se presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendit e Kosovës.

Në njoftimin që u bë përmes një komunikate për media, thuhet se Osmani shpërndau Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi,

banner

‘’Presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës’’, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, shpërndarja e Kuvendit erdhi pas takimit që Osmani pati gjatë ditës së sotme me krerët e partive politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy