Maqedonci distancohet nga Bahtiri: “Nuk komunikoj ashtu – s’besoj që Gruda ka pyetur Listën Serbe”

by engel

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar përplasjen e ashpër mes deputetit të Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, dhe deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, e cila ndodhi gjatë seancës së jashtëzakonshme para votimit të Glauk Konjufcës për mandatar të kryeministrit.

Gjatë debatit, Bahtiri i ishte drejtuar Grudës me tone të larta duke e pyetur “a e ke pyet Listën Serbe që ke ardhë këtu?”, një deklaratë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga deputeti i PDK-së.

banner

Duke folur për këtë incident në një intervistë për Kallxo.com, ministri Maqedonci u distancua nga gjuha e përdorur nga Bahtiri, duke theksuar se bëhej fjalë për një qasje krejtësisht individuale.

“Personalisht mendoj që Përparim Gruda nuk e ka pyetur Listën Serbe që të jetë apo mos të jetë në Kuvend,” deklaroi Maqedonci, duke theksuar se nuk e sheh të bazuar akuzën e Bahtirit.

Ai shtoi se stili i tillë komunikimi nuk përputhet me qasjen e tij profesionale apo personale. “Unë si profesionist, e as në karakterin tim, s’e kam të theksuar aspektin e këtij lloj komunikimi. Është qasje individuale,” u shpreh ministri në detyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy