Zelensky thotë se Ukraina është mirënjohëse për përpjekjet e ShBA-së dhe Trumpit

by Nexhat

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina ishte mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Donald Trump për të gjitha përpjekjet e ShBA-së që synojnë të ndihmojnë Kievin.

“Ukraina është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara, ndaj çdo zemre amerikane dhe veçanërisht ndaj Presidentit Trump për ndihmën e cila, duke filluar me Javelin (raketat), shpëton jetë të ukrainasëve”, shkroi Zelensky në Telegram pasi Trump tha se udhëheqësit e Ukrainës kishin shprehur “zero mirënjohje” për ndihmën e ShBA-së.

banner

Zelensky shprehu gjithashtu falënderime për Evropën dhe grupimet e vendeve G7 dhe G20 për ndihmën e tyre, duke thënë se përpjekjet për të ruajtur këtë mbështetje ishin të rëndësishme.

“Kjo është arsyeja pse po punojmë me kaq kujdes në çdo pikë, në çdo hap drejt paqes”, shkroi ai.

“Çdo gjë duhet të përpunohet siç duhet në mënyrë që të mund ta përfundojmë vërtet këtë luftë dhe të parandalojmë që lufta të ndodhë përsëri”, ka thënë Zelensky, shkruan Reuters,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy