Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit.
City aktualisht renditet i katërti në tabelën me 10 pikë nga katër ndeshjet e para, ndërsa vjen në këtë përballje me një seri prej 23 ndeshjesh pa humbje në shtëpi në fazën e grupeve.
Guardiola u ndal fillimisht te humbja në fundjavë ndaj Newcastle United, duke bërë të qartë se skuadra tashmë është fokusuar plotësisht te detyrat evropiane.
“E kemi harruar menjëherë. E analizuam ndeshjen, por është me rëndësi të madhe që ta ruajmë ritmin në fazën e grupeve. Tani na presin katër ndeshjet e fundit – dy në shtëpi dhe dy jashtë. Nesër përballemi me një ekip që është i treti në Bundesliga, ndaj është sfidë shumë e rëndësishme për të siguruar një vend mes tetë ekipeve të para,” tha Guardiola.
Trajneri spanjoll theksoi se një pikë shtesë pas përballjes me Leverkusenin do t’i mjaftonte City-t për të siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër.
“Duhet të fokusohemi te ajo që kemi për të bërë nesër. Çfarë ka ndodhur më herët nuk vlen më. E kaluara nuk llogaritet,” u shpreh Guardiola.
City synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive në “Etihad” dhe të hedhë një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit

