Malcolm Armstead zëvendëson Divine Myles te Kosova në basketboll

by Nexhat

Malcolm Armstead i është bashkuar ekipit të Kosovës pas lëndimit të Divine Myles.

Njoftimi është bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës. 

banner

“Mirë se vjen Malcolm Armstead! Armstead i bashkohet Përfaqësueses Kosova A! Pas lëndimit të lojtarit Divine Myles dhe ekzaminimit nga profesionistët mjekësorë mbi gjendjen e tij, Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se në vend të Myles, Përfaqësueses Kosova A në konkurrencën e meshkujve i bashkohet lojtari Malcolm Armstead. Falënderojmë Armstead për gatishmërinë për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshjet parakualifikuese në FIBA EuroBasket 2025. I urojmë rikuperim të shpejtë lojtarit Myles!”, ka shkruar FBK.

Te lista e gjerë e lojtarëve të Kosovës janë: Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusic, Malcolm Armstead, Lis Shoshi, Gëzim Morina, Valon Bunjaku, Musab Mala, Muhamedali Janjeva, Dardan Kapiti, Meriton Ismaili, Erolt Rrahmani, Jon Ismajli dhe Rron Dahsyla.

Ndeshja e parë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2025 zhvillohet më 30 nëntor ndaj Shqipërisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy