Reali dhe Barça e sfidojnë Liverpoolin për mesfushorin që po shkëlqen këtë sezon

by Nexhat

Futbolli spanjoll pritet të përballet drejtpërdrejt me kampionin e Premierligës, Liverpool, për transferimin e talentit të AZ Alkmaar, Kees Smit.

Interesi për mesfushorin holandez po rritet ndjeshëm në gjithë kontinentin.

banner

Smit, 19 vjeç, konsiderohet gjerësisht si një yll i ardhshëm: i vlerësuar për aftësitë teknike, vizionin, pasimet e gjata dhe ndjesinë për gol.

Pavarësisht moshës së re, ai është tashmë titullar i rregullt për AZ, me 2 gola dhe 2 asistime në 12 paraqitje në Eredivisie këtë sezon.

Kjo ka bërë që disa nga klubet më të mëdha të futbollit evropian të fillojnë të interesohen seriozisht për firmën e tij.

Sipas raportimit nga “Fichajes”, si Barcelona ashtu edhe Real Madrid e kanë në radar prej kohësh.

Por rivalët e “El Clásicos” nuk janë të vetëm në garë – Liverpool ka hyrë tani fuqishëm në betejë për mesfushorin premtues.

AZ Alkmaar pritet të kërkojë rreth 25 milionë euro për t’u ndarë me xhevahirin e tyre më të çmuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy