Vinícius Júnior ka kushtëzuar rinovimin me Real Madridin me dy kërkesa të pazakonta: 30 milionë euro neto në sezon dhe largimin e trajnerit Xabi Alonso.
Braziliani beson se Alonso nuk i jep rolin që meriton dhe kërkon garanci për të vendin e titullarit të padiskutueshëm.
Real Madridi nuk është i gatshëm të pranojë një pagë kaq të lartë dhe ka vendosur çmimin minimal të shitjes në 150 milionë euro.
E ardhmja e Viníciusit në Bernabéu mbetet më e pasigurt se kurrë.

