Chelsea-Barcelona, përballje vendimtare në Ligën e Kampionëve

by Nexhat

Chelsea- Barcelona, është një prej ndeshjeve kryesore në xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje zhvillohet të martën nga ora 21:00 në “Stamford Bridge”, në Londër.

Të dy skuadrat e mëdha kërkojnë fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve. Aktualisht, Chelsea dhe Barcelona kanë nga dy fitore, një barazim dhe një humbje. Me nga shtatë pikë, Barcelona është e 11-a, ndërsa Chelsea e 12-ta në grup. Këto pozita dërgojnë në fazën e nokautit, por jo direkt në një të tetën e finales.

banner

Chelsea e Barcelona, synojnë të shmangin plejofin e fazës së nokautit, kështu që ndeshja pritet të jetë e fortë dhe shumë interesante.

Të martën do të zhvillohen edhe disa ndeshje interesante të Ligës së Kampionëve.

Manchester City pret Bayer Leverkusenin, ndërsa Juventusi luan në Norvegji ndaj Bodo/Glimt. Edhe këto ndeshje fillojnë nga ora 21:00. Në të njëjtin orar luhen edhe ndeshjet Dortmund – Villarreal, Marseille – Newcastle, Napoli – Qarabag dhe Slavia Praga – Athletic Bilbao

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy