Rrahmani thotë se Hamza është “figurë unifikuese”: Vendi ka nevojë të bashkojmë forcat

by Nexhat

Kryetari i Listës për Familje, Eman Rrahmani, gjatë konferencës së sotme ka bërë të ditur arsyet për vendimin që të bëjnë koalicion me PDK’në për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Me kryetarin Hamza kemi pasur bashkëpunime të vazhdueshme dhe si figurë unifikuese edhe shumë profesionale sidomos në çështjet ekonomike, sot vendi ka jashtëzakonisht nevojë që të bashkojmë forcat”, tha ai.

banner

Ai ka thënë se kanë negociuar edhe me parti tjera , mirëpo kanë vendosur që të vazhdojnë me PDK’në.

“Dua të falënderoj të gjithë subjektet politike me të cilat kemi negociuar gjatë kësaj kohe, që kanë shumë konstruktive, sidomos LDK, por në këto zgjedhje kemi vendosur të bashkërrugëtojmë dhe të arrijmë marrëveshje me PDK’në. Natyrisht që njëra ndër arsyet është që sot kemi kandidat për kryeministër kryetarin e PDK Bedri Hamza”, tha ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy