Rastet e ngjashme me atë të Kosovës në Itali e Suedi; Bosch: Kërkimi i azilit është e drejtë e çdo individi

by Nexhat

Largimi i nëntë shtetasve somalezë nga akomodimi i tyre gjatë një vizite zyrtare në Kosovë dhe mungesa e tyre në fluturimin e kthimit nuk përbën një rast të izoluar në kontinentin evropian. Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, në një deklaratë për “Bota sot”, theksoi se incidente të tilla ndodhin herë pas here edhe në vende të tjera demokratike. Sipas tij, vendimi i individëve për të kërkuar azil nuk duhet ta ngarkojë shtetin pritës me përgjegjësi.

“Këto situata shfaqen herë pas here në shumë demokraci dhe nuk janë faji ynë.

banner

Një ngjarje e ngjashme u regjistrua në Itali në maj të vitit 2026, kur tre zyrtarë të Departamentit të Imigracionit të Gambisë u larguan gjatë një programi zyrtar trajnimi. Sipas medias gambiane “The Standard”, ata ishin pjesë e një delegacioni prej 20 zyrtarësh që po ndiqnin trajnime për menaxhimin e migracionit dhe sigurinë kufitare. Departamenti i Imigracionit i Gambisë konfirmoi largimin e tyre dhe njoftoi se kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve italiane dhe evropiane për gjetjen e tyre.

Në korrik të vitit 2026, një tjetër rast u raportua në Suedi pas përfundimit të turneut ndërkombëtar të futbollit për të rinj, “Gothia Cup”, në Göteborg. Rreth 20 futbollistë të rinj nga Etiopia, të moshës 14 deri në 17 vjeç, u larguan nga akomodimi pa njoftuar organizatorët. Policia suedeze konfirmoi se ata nuk ishin kthyer në Etiopi dhe se largimi dukej vullnetar, ndërsa Federata e Futbollit e Etiopisë sqaroi se grupi nuk përfaqësonte ekipin kombëtar.

Në rastin e Kosovës, delegacioni somalez kishte mbërritur më 25 tetor 2026. Sipas notës verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëntë personat u larguan nga kompleksi “Dua Village” më 27 tetor, rreth orës 19:10. Mungesa e tyre u vërejt të nesërmen gjatë përgatitjeve për transportin drejt aeroportit. Institucionet e Kosovës kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve somaleze për të sqaruar vendndodhjen e tyre, ndërsa statusi i tyre mbetet i paqartë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy