Marrëveshja me Eman Rrahmanin, Hamza flet për pikëpamjet e PDK-së rreth Kodit Civil

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur rreth Kodit Civil pasi njoftoi për një marrëveshje koalicioni me Listën për Familjen, e cila kundërshton një nen të Projektkodit Civil që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Hamza tha se PDK-ja nuk ka politika diskriminuese dhe se mbështesin familjen “në aspektin social” dhe atë “të organizimit”.

banner

“Kemi një numër të madh të ligjeve, një prej tyre i rëndësishëm është edhe Kodi Civil dhe atë të mos e reduktojmë në një nen apo në një pikë. Ne kemi një marrëveshje, ndërsa për çështje të tjera specifike që mund të vijnë në të ardhmen ne normalisht që e mbështesim familjen edhe në aspektin social edhe në aspektin e organizimit dhe të gjitha tjerat”.

Hamza tha se si PDK nuk kanë politika diskriminuese.

“Gjithçka brenda Kushtetutës dhe gjithçka brenda rregullave dhe normalisht duke e respektuar edhe çështjen e familjes”.

Ndërkaq, Eman Rrahmani tha se nuk kanë ndryshim të qëndrimit për këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy