Neymar mbyll sezonin dhe rrezikon seriozisht Botërorin 2026

by Nexhat

Neymar ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në karrierën e tij.

Sulmuesi brazilian është lënduar sërish në ndeshjen e fundit me Santos, ku ka pësuar një këputje të meniskut në gjurin e majtë. Ky lëndim e e detyron atë ta mbyllë sezonin para kohe dhe e lë ekipin e tij pa njërin nga lojtarët kryesorë në luftën për mbijetesë.

banner

Problemet fizike janë shndërruar në një mallkim të vërtetë për ish-yllin e Barcelonës dhe PSG-së. Që nga sezoni 2013/14, Neymar ka pësuar plot dyzet e pesë lëndime, ka qëndruar jashtë fushave për 1429 ditë dhe ka humbur 265 ndeshje, shifra që tregojnë sa e brishtë është bërë vazhdimësia e tij sportive.

Lëndimi i fundit e vë në rrezik edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Sipas mediave braziliane, trajneri Carlo Ancelotti mund të detyrohet të planifikojë Botërorin pa yllin tridhjetë e dy vjeçar, nëse rikuperimi i tij zgjat më shumë se parashikohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy