Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton bartjen e mjeteve të 2024-s në 2025

by Nexhat

Me 38 vota për, asnjë kundër, 1 abstenim asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës votuan bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, në vlerë prej 28 milionë eurosh.

Pas një debati shterues mes asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u miratua bartja e  mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.

banner

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas votimit falënderoi asamblistët për votën për bartje , e cila, sipas tij, do t’i ndihmojë kauzës sonë për të zhbllokuar proceset në kryeqytet. “Uroj që edhe 35 milion të tjerë të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë. E po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte shumë më fer të votohej prej asamblistëve të rinj, sepse sot mora lajmin se sot janë certifikuar edhe kryetarët kështu që tash mundemi me vendosë seancën e re”, tha Rama, pas votimit të pikës së parë”, tha Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy