Kica-Xhelili: Prezenca e mërgatës na konvenon, s’na frikëson 

by Nexhat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara më 28 dhjetor.

Kica-Xhelili theksoi se LDK vlerëson pjesëmarrjen e mërgatës, duke thënë se rezultatet e 9 shkurtit tregojnë se prezenca e mërgates është e dobishme për partinë.

banner

Megjithatë, ajo nënvizoi se data e zgjedhjeve, e vendosur afër festave të fundvitit, ka shkaktuar shqetësime të natyrshme.

“Vetë rezultatet që ne i kemi nga mërgata tregon, që përkundrazi ne na konvenon prezenca e mërgatës. Por, për shkaqe plotësisht objektive nuk kemi dashur që në prag të festave të viti të ri të kemi zgjedhje. Nëse i analizon shtet tjera që kanë pasur zgjedhje në prag të festave, janë kryesisht shtete kryesisht të dobia… faktet vlejnë më shumë se propaganda. Dhe faktet në rastin konkret janë që ne e kemi rritur votën nga rreth 4 mijë në 20 mijë. Pra të fundit që duhet të kishim frikë jemi ne”, ka thënë Kica-Xhelili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy