Osmani nga Vlora: Rroftë kombi shqiptar, rroftë flamuri kuqezi!

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,fotografive ku ishte prezente në ngritjen  e flamurit kombëtar sot në Vlorë.

Osmani përmes një postimi në Facebook, kujtoi ngritjen e flamurit në Vlorë 113 vjet më parë, duke thënë se ai bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë,

banner

Ajo ka shtuar se ngritja e flamurit sot nderon jo vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe sakrificën e shqiptarëve në të gjitha trevat.

“113 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri që bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Sot, kur e ngremë përsëri këtë flamur kuqezi, nderojmë jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe sakrificën e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo që rreh zemra shqiptare”, shkroi e para e shtetit.

Ajo ka shtuar se ngritja e flamurit sot nderon jo vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe sakrificën e shqiptarëve në të gjitha trevat.

Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që na udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane.

Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë!

Rroftë flamuri kuqezi!

Rroftë kombi shqiptar!”, shkroi presidentja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy