29 Nëntori, Dita e Çlirimit – mesazhi i Ramës për shqiptarët

by informim peje

Muaji nëntor është muaj feste për kombin shqiptar. Pas kremtimit një ditë më parë të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria, sot më 29 nëntor, feston Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga monumenti “Nëna Shqipëri”, i cili gjendet i vendosur në hyrje të Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

banner

“Mirëmëngjes, dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Shqipëria u çlirua plotësisht më 29 nëntor të vitit 1944. Kjo datë simbolike, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy