62
Dren Feka do ta vazhdojë karrierën te Dukagjini në Superligën e Kosovës, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë.
Feka në të shkuarën llogaritej si talent i madh duke luajtur edhe me Hamburgun, pastaj edhe Luzernin.
Karriera e tij nuk ka shkuar si ka menduar ai dhe tani beson që përmes Dukagjinit të kthehet në rrugën e duhur.
“Futbollisti, Dren Feka vjen nga klubi gjerman Phönix Lübeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat u17, u19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut. Aty ku regjistroj 44 paraqitje duke kontribuar me tre gola dhe 4 asistime”.