Moscertifikimi i Srpska’s, Hargreaves: Po rrezikohet imazhi si demokraci shumetnike, po dëmtohen marrëdhëniet me partnerët

by Nexhat

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se është “seriozisht i shqetësuar” me përpjekjet e disa akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Srpska në proceset zgjedhore, duke paralajmëruar se veprime të tilla e dëmtojnë reputacionin që Kosova e ka ndërtuar si një demokraci shumetnike dhe ndikojnë negativisht në raportet me partnerët ndërkombëtarë.

banner

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar Listën Srpska të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si demokraci shumëetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, shkroi Hargreaves.

Hargreaves shprehu pritjet që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ta vlerësojë sërish kërkesën e Listës Srpska në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy