Në Ditëlindjen e Presidentit Rugova: Mehmet Aliu Hertica nderohet me çmimin ‘The Universities Network Award 2025 në hapësirat e Parlamentit Evropian

by Nexhat

Mehmet Aliu Hertica, në emër të familjes Hertica ëhtë nderuar në hapësirat e Parlamentit Italian me mirënjohjen e The Universities Netëork Award 2025” nga “Universities Network for Children in Armed Conflicts.

Për këtë njoftoi djali tij, Fadil Aliu, i cili tha se këto univeristete çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.

banner

Kjo mirënjohje erdhi më 2 dhjetor, datën e lindjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“Nder i jashtëzakonshëm që sot më 2 dhjetor, në datëlindjen e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, babai im Mehmet Aliu Hertica, në emër të familjes Hertica në hapësirat e Parlamentit Italian, pranoi mirënjohjen “The Universities Netëork Aëard 2025” nga “Universities Netëork for Children in Armed Conflicts”, të cilët çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.  Kjo mirënjohje, prindit tim në emër të familjes Hertica, iu nda për kontributin e dhënë për arsimin shqip gjatë viteve ‘90-të, gjegjësisht për shtëpitë shkolla”.

“Ky vlerësim ndërkombëtar, është vlerësim e mirënjohje për secilin e secilën që kontribuoi në forma të ndryshme për liri e pavarësi.  Vetorganizimi i arsimit shqip në Kosovën tonë, ishte vetëm një segment i Rezistencës Aktive Paqësore, e cila ruajti dinjitetin dhe identitetin tonë, e prirë nga Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy