Moscertifikimi i Listës Serbe, BE kritikon vendimin e KQZ-së: Politizimi nga VV dhe parti të tjera po dëmton procesin zgjedhor

by Nexhat

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ashpër pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas BE-së, ky vendim është i gabuar dhe bie ndesh me standardet ndërkombëtare për një proces të drejtë e gjithëpërfshirës.

banner

Në reagim thuhet se politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera po e dëmton seriozisht integritetin e zgjedhjeve dhe po injoron rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.

“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës që të mos e certifikojë Listën Srpska për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit.

Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së” thuhet në reagimin e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy