Në emisionin Pressing, ku sonte përballë panelit janë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe Liza Gashi, ku përballë tyre janë panelistët Burim Ramadani e Viktor Buzhala.
Muja e quajti të pavërtetë se 1 miliard euro nga Kosova kanë përfunduar te Vuk Hamoviç. Ai tha se nesër do të dalin me detaje.
““Unë të garantoj që pretendimet e këtyre 1 miliard eurove që kanë shku të Vuk Hamoviç. Ajo cka është e vërtet, që do ta bëjmë publike nesër në detaje, nga viti 2008 deri ne 2013, subjeketet importuese, KEK-u i udhëhequr nga aksionari kryesor që ka qenë Qeveria e Kosovës, i ka importu nga PDK, LDK, 141 milionë euro”, tha Muja.
Sipas tij, kjo është shpifje, “qoftë nga injoranca, por kryesisht nga dashakeqësia politike”.
Muja kundërshtoi fuqishëm pretendimin se Kosova importon rrymë nga Serbia apo nga Hamoviçi, duke e quajtur atë “fundamentalisht të pavërtetë, as në sasi, as në vlerë”.
“Unë të garantoj që ajo cfarë aludojë zonja në fjalë, ishte shpifje, qoftë nga injoranca, por kryesisht nga dashakeqësia politike.
E dyta: Cfarë ishte si tranzicion i energjisë elektirke në opinion publik u interpretu si narrativ sikur Kosova po importon rrymë nga Serbia e Vuk Hamovic, kjo është e pavërtet, fundamentalisht e pavërtet, as në sasi, as në vlerë, Kosova nuk importon rrymë nga Serbia”, tha Muja

