Hoxhaj: VV në pushtet erdhi si anti-Serbi, po përfundon si anti-Shqipëri

by Nexhat

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se kanë dështuar t’i ofrojë qartësi vendit.

Hoxhaj u shpreh se qytetarët vendosin në kutitë e votimit nëse duan të sjellin qartësi për të ardhmen e Kosovës në 2026.

banner

Hoxhaj gjithashtu kritikoi ndryshimin e qëndrimeve të VV-së, nga një parti “anti-Serbi” në një parti që po përfundon mandatin me qëndrime “anti-Shqipëri”, dhe theksoi se këto janë tema që duhet të jenë pjesë e fushatës së PDK-së.

“VV ka dështuar t’i ofrojë vendit qartësi, prandaj edhe nëse shkojmë te kutitë e votimit, është në duart e qytetarëve nëse dëshirojnë të ofrojnë vendit qartësi. Cila është ideja kryesore e këtij vendi për 2026? Një parti politike që ka ardhur në pushtet duke qenë si ‘anti-Serbi’ dhe po përfundon mandatin si ‘anti-Shqipëri’ – VV-ja. Të gjitha këto janë tema për të cilat ne duhet të kemi një kodrinim tematik,” tha Hoxhaj, në RTV21.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy