Kosova ka hyrë në muajin kur do të mbahen zgjedhjet nacionale.
25 ditë kanë mbetur deri në ditën kur qytetarët e vendit do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit
Partitë politike ju kanë mbetur veç edhe 4 ditë deri në dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

