Pyetet për reagimin e ambasadave, Muja s’i pranon pyetjet e gazetarëve ‘jashtë temës’, ua uron vitin e ri

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje thirri sot një konferencë për media pas raportimeve për importin e energjisë elektrike nga Serbia.

Ish-deputeti i kësaj partie, Armend Muja, doli para gazetarëve për të mohuar këto raportime duke thënë se importi nga Serbia ka ‘dominuar’ gjatë qeverive të kaluara, ndërsa ajo e udhëhequr nga partia e tij nuk e ka vazhduar këtë.

banner

Në fund të konferencës gazetarët u interesuan edhe rreth reagimeve të ashpra të ambasadave në vend për përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të mos e certifikuar Listën Srpska.

Muja insistoi që këto pyetje të mos bëhen në një konferencë të thirrur për temën e energjisë, ndërsa gazetarëve iu tha se këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjet në fund.

“E kom parasysh rolin dhe rëndësinë e juaj si gazetarë, mirëpo për hir të mosdeformimit të arsyes pse e kemi thirrë këtë konferencë, do të limitohesha vetëm në pyetjet mbi arsyen që ka qenë aspektet e energjisë elektrike, por e kuptoj nevojën për informacion dhe pas përfundimit të kësaj, mund ta jap një deklaratë për këtë çështje”.

Në këmbënguljen e gazetarëve për pyetje jashtë kësaj teme, Muja iu premtoi se do të jetë i disponueshëm për ta pas konferencës.

Në fund, Muja tha se nëse nuk shihet me gazetarët deri në fund të vitit, urimin po u bën tash në fillim të muajit.

“Në rast se nuk shihemi në ndonjë konferencë të radhës, më lejoni që të shfrytëzoj rastin t’ju uroj një vit të ri, t’ju uroj shëndet e begati juve dhe familjeve të juaja”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy