Alarmi i Kongresmenit Self: Në rast konflikti, Shqipëria, Mali i Zi e RMV direkt në shënjestër, Kosova veçmas e ekspozuar…

by Nexhat

Komiteti për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dje ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor dhe situatën e sigurisë së rajonit krahas thirrjes që pjesëmarrësit e këtij diskutimi ia bënë presidentit amerikan, Donald Trump, që të angazhohet më shumë për rajonin për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim.

Duke hapur seancën dëgjimore të martën vonë, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Europë”, siç raportoi REL.

banner

Ai tha se marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë ta minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit.

Kongresmeni Self ngriti alarmin se në rast konflikti, aleatët e NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – do të jenë drejtpërdrejt në shënjestër, gjë që mund të çojë në aktivizimin potencial të nenit 5 të Aleancës, duke shtuar se aleatët e NATO-s në Ballkan duhet të ndërtojnë së bashku pengesë politike dhe ushtarake, por se Kosova do të jetë veçanërisht e ekspozuar për shkak se nuk është pjesë e aleancës perëndimore.

Ai shtoi se kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, tha Self, duke nënvizuar se Kina po e përdor ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy