“Për me ndodhë disa bashkime nevojitet kohë”, Hamza tregon nëse Limaj e ka derën e hapur në PKD

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit më e fortë se në zgjedhjet e kaluara.

Ai ka thënë se për një bashkim me Nismën e Fatmir Limajt duhet një kohë me e gjatë dhe një proces ndryshe zgjedhor.

banner

Ai gjithashtu ka shtuar se Nisma ka përfunduar certifikimin për të garuar si subjekt i veçantë në zgjedhje, por la të nënkuptojë se derën për bashkëpunim me Limajn e ka të hapur.

“Afatet për koalicione kanë përfunduar, PDK edhe ne zgjedhjet e kaluara edhe në këto ka pasur qëndrim se garon veç si PDK. Sa unë jam në dijeni Nisma ka aplikuar për regjistrim, për certifikim u janë dashur edhe disa dokumente [tash është certifikuar]. Ne do të garojmë si subjekte ne veti, si PDK dhe si Nisma Socialdemokrate. Unë Limajn e kam mik, e kam mik që nuk kam pasur asnjëherë problem edhe vështirësi edhe pauza në komunikim, edhe në kohën kur ka dalë prej PDK me disa shokë të tjerë, edhe në atë kohë km pasur komunikim. Mirëpo për me ndodhë disa bashkime nevojitet një kohë pak më e gjatë një proces ndryshe zgjedhor. Nuk mundet me ndodhë gjëra në mënyrë revolucionare sepse ne vendosim ekuilibra. Prandaj ne garojmë si PDK”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy