Analisti Dibran Hoxha i ka reaguar ministrit në detyrë Hekuran Murati pasi ky i fundit tha se sot kosovarët në banka i kanë mbi 2 miliardë euro më shumë se sa para 5 viteve.
Hoxha ka thënë se sipas të dhënave të BQK’së, gjatë viteve 2021-2024 bankat në Kosovë i kanë fituar mbi 600 milionë euro. Ai shton se këto 600 milionë euro bankat i kanë shërndarë si divident te aksionarët e vet dhe qeveria nuk i ka tatuar ato.
“Hekuran Murati, së fundmi jurist në tentativë, paska dal me një grafikon tjetër për me kallxu sa mirë po rrnojmë në Kosovë e s’jemi tu e ditë as vet. Ai po thotë që kurrë ma shumë kosovarët s’kanë pas depozita në bankat tona komerciale. Hekuran, depozitat në banka a i kanë familjarët e Devollëve, apo puntorët e marketeve të cilëve pos tjerash 60% e pagës ju shkon në produkte bazë (për shkak të inflacionit) dhe minimum 30% për pagesë të rrymës? Hekuran, sipas të dhenave zyrtare të BQK-së përgjatë viteve 2021- 2024 mbi 600 milion Euro i kanë fitu bankat në Kosovë, për ma keq Hekuran, kur qeto 600 milion fitime bankat i kanë shpërnda si divident te aksionarët e vet (kryesisht jashtë Kosovës) a e din sa i ka tatu qeveria e juj “majtiste” kto fitime? 0 Euro, Hekuran.”

