Më 5 dhjetor në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive në kuvendin komunal të Lipjanit, ku edhe do të betohet kryetari i zgjedhur Imri Ahmeti.
“Gjatë seancës: Anëtarët e sapozgjedhur të Kuvendit do të bëjnë betimin solemn; Më pas, Kryetari, z. Imri Ahmeti, do të bëjë betimin si Kryetar i Komunës së Lipjanit. Pas procedurave të betimit, do të vazhdohet me zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit.”

