Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar aderimin e ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çekut në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me komandant “Qyshkun” do të vazhdojnë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah tij dhe krah secilit në këtë vend.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan.
Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta.
Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku.
Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë.
Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend.

