Lladrovci Lushtakut: Parafushata ka mundur të jetë më mirë për PDK-në nëse do të pyetej për kthimin e Limajt, por s’ka ndikim

by Nexhat

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, që tha se nuk e konsideron Lladrovcin PDK.

Ai ka thënë se nuk merr leje për cështje që i sheh me rëndësi për qytetarët e Drenasit dhe Kosovës.

banner

Lladrovci shton se beson që Drenasi do të jetë një nga komunat me më së shumti vota për Bedri Hamzën.

“Sa i takon lakimit të emrit tim nga Samiu, nga rinia ime e hershme nuk kam marrë leje e as që marr leje për çështje që i shoh me rëndësi për qytetarët e Drenasit dhe për vendin. Situata me parafushatën ka mundur të jetë më mirë për PDK-në nëse do të pyetej Samiu, për shembull lidhur me kthimin e Fatmirit në parti. Do të ishte më mirë por, po shihet se ai s’ka ndikim. Besoj fort se sërish do të jemi ndër komunat me më së shumti vota për Bedri Hamzën, po ashtu, pres të marrim vota më shumë se Skenderaj dhe të rritet numri i deputetëve nga Drenasi.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy