Akuza e ish-ministrit: Kosova në krizë të thellë ekonomike

by Nexhat

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se Hekuran Murati po paraqet shifra që i pëlqejnë dhe nuk po tregon krizën e thelluar demografike dhe ekonomike të Kosovës.

Shatri që ishte ministër në qeverinë Haradinaj, kritikon edhe mënyrën se si Qeveria po paraqet rritjen e pagave.

banner

Madje e quan të rreme, nëse shikohet në raport me inflacionin e vërtetë të shportës së konsumit.

“Paga është rritur 32 për qind, indeksi i çmimeve të artikujve të shportës është diku 60 e diçka për qind, i bie që 30 për qind ata të punësuar që marrin pagë në Kosovë kanë marrë më pak pagë me aftësi blerëse 30 për qind më të vogël se në vitin 2020. E viti 2020 është vit i krizës, vit i pandemisë”, ka thënë Shatri.

Ish-ministri pohon se këtë vit janë 21 mijë nxënës të shkollës fillore më pak se në vitin 2020-2021.

Shatri shton se 57 përqind e popullsisë nuk merren me asgjë dhe se më 2024, janë 11 mijë të punësuar më pak se në vitin 2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy